Lëviznin me armë zjarri nëpër qytet/ Arrestohen dy të rinjtë, njëri theu arrestin e shtëpisë

07/06/2022 10:16

Dy të rinj janë kapur me armë zjarri në automjet dhe janë arrestuar këtë të martë në Tiranë.

Policia njofton se ka ndaluar 21-vjeçarin me iniciale A. A., ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

Po ashtu, është arrestuar 21-vjeçari me iniciale A. B., që do të hetohet për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës

Top Channel