Foto ilustruese

Një 32-vjeçar i identifikuar si Sebastjan Dema, banues në Tiranë është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Dema do të ekstradohet drejt Italisë aty ku është dënuar nga Gjykata e Prato me 6 vite e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacioni policor i koduar “Prato” është finalizuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana.

Top Channel