Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në Top Story këtë të martë u shpreh se ka dyshime se ka pjesëtarë në strukturat e policisë paguhen nga bandat kriminale të trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan.

“Menjëherë pas rrjedhjes masive, ka përjashtuar, ka larguar nga veprimet Policinë e Shtetit, në çdo veprim hetimor si këqyrje kamerash e cila nuk bëhet më në prani të policisë, njësoj si u ngarkuan. Do të thotë se ka dyshime se ka njerëz të policisë të veshur me uniforma që mund të jenë të paguar nga bandat kriminale në trekëndëshin Elbasan-Durrës Tiranë. Kryesorja ishte që SPAK u tradhtua pa dashje për paaftësi, policia është distancuar nga kjo. Duhet thënë se ende nuk ka ende një rezultat nga Agjencia e Mbikëqyrjes”, tha Hoxha.

Gjykata e Posaçme vendosi të lejë në burg Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhajn, të cilët me dëshmitë e tyre arritën të zbërthenin krimet e kryera nga tetë grupe kriminale.

18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme, dy ditë më parë.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel ÇelësTalo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.

Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e  Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh.

Rrugët e Talo Çelës u ndanë me Nuredin Dumanin në krimin e dyfishtë kundër Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, për të cilin Dumani tregon se bashkëpunoi në vrasje edhe i arrestuari Asllan Plaku. 

SPAK insiston se zbardhi edhe eliminimin e Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës që dyshohet se u ekzekutua nga Besjan XhixhaEnver Diva dhe Nuredin Dumani.

Njeriut më të kërkuar në vend dyshohet se ju vendos lëndë plasëse në banesë nga Elio Bitri në vazhdën e këtyre përplasjeve në qytetin e përplasjeve të forta, ku ndërkohë Florenc Çapja nga ana e tij së bashku me mikun e tij  Elvis Caushllari dështuan në planin e tyre për të eleminuar një rival si Sokol Sanxhaktari i identifikuar si krahu i Suel Çelës.

Emri i Suel Çelës përmendet nga Dumani si ndërmjetës që e prezantoi me dikë tjetër me kërkesën për të eliminuar Lulzim Mashën, administrator i një shkolle në Tiranë. Ndaj tij u krye atentati i dështuar nga Skerdi Tasi dhe Henrik Hoxhaj.

Ervis Martinaj dyshohet nga ana tjetër për sigurim të mjeteve për të vrarë Endrit Doklen, një ngjarje për të cilën super-pagopi Nuredin Dumanin. Ndërkohë që i prangosuri Ardian Ozuni dyshohet se tentoi të vrasë një tjetër eksponent si Filip Gjeloshi. Dhe të gjitha këto ndodhen ne perimetrin Tiranë-Durrës-Elbasan.

Top Channel