Një kafene në Kiev ka sjellë për konsumatorët një version ndryshe të ëmbëlsirës së njohur që zakonisht konsumohet në mëngjes, brioshin.

Në nder të ndihmës që Britania e Madhe i ka dhënë Ukrainës, ata kanë zbuluar për publikun ëmbëlsirën, që në dukje i ngjan flokëve të kryeministrit anglez.

“Boris Johnson nuk është kryeministri, por brioshi. Krijuar mbi bazën e byrekut anglez me mollë dhe modelit simpatik të flokëve të preferuar, kushtuar miqve britanikë me mirënjohje për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë. Brumë kruasanti, krem ​​me vanilje, mollë të pjekura dhe një top me akullore me vanilje. Dhe brioshi karizmatik është gati të shërbehet! E shihni ngjashmërinë?”, shkruhet në postimin e faqes së kafenesë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA