Berisha: S’kam qejfmbetje me Metën, por mund ta kishte shtyrë në raundin e pestë. Atëherë…

07/06/2022 15:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të ankohet me rekurs në gjykatën e lartë për të kundërshtuar vendimin e gjykatës që i dha të drejtë Sonila Muhametajt dhe urdhëroi  renditjen edhe njëherë të tre kandidateve Muhametaj, Alfred Shehu dhe Elvin Gokaj.

Me kërkesën e pezullimit të ekzekutimit të vendimit dhe shfuqizim të vendimit, KLP nuk pranoi t’i bindet vendimit të formës së prerë të gjykatës së apelit administrativ që vuri në diskutim katër vendime të marrë brenda një dite nga qeveria e prokurorisë për të ngritur në karrierë dhe për të çuar në SPAK dy prokurorë dhe për të skualifikuar Muhametaj.

Në kohën kur gjykata thekson se e drejta ekskluzive për të dërguar prokurorë në SPAK i përket KLP , gjykata e kritikon qeverinë e prokurorëve se në këtë rast nuk respektoi procedurën dhe se shkeli në mënyrë flagrante parimet ligjore.

Gjykata administrative shton se aktet për dërgimin e dy prokurorëve në SPAK të Shehut dhe Gokaj janë absolutisht të pavlefshme.

Megjithatë rekursi i KLP në gjykatën e lartë i shpëton ata për momentin nga pezullimi për t’ju nënshtruar sërish pikëzimit përballe Sonila Muhametaj. E po ashtu edhe KLP që e lë çështjen në një gjykatë që  ka një stok prej 36 mijë dosjesh.

Duke përfshire Gokaj dhe Shehun aktualisht SPAK ka 17 prokurorë, por njërin prej këtyre vendeve vijon ta synojë Muhametaj, një prokurore me 17 vjet karrierë dhe që insiston se përzgjedhja e rivalëve ishte e influencuar.

 

 

Top Channel