Presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë do të jetë një ushtarak.

Socialistët zgjodhën shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe e votuan për të qenë kreu i ri i shtetit.

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit aktual Ilir Meta, Bledar Dervishaj, i ftuar në emisionin “Top Story” dha mendimin e tij për Bajram Begajn.

Duke i njohur mirë ushtarakët, pasi të tillë thotë se janë dhe familjarë të tij, Dervishaj thotë se “si i tillë, te Begaj shoh korrektësi”.

“Kam vënë re korrektesë gjatë kontakteve gjatë këtyre dy viteve, kur ai ka qenë në krye të Shtabit të Përgjithshëm. Në pritshmërinë time shoh korrektësi. Ushtarakët janë strikt në sjelljen e tyre, janë shumë të disiplinuar, mosqenien politik e vlerësoj si diçka pozitive”.

Bajram Begaj u zgjedh të shtunën president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe `1 abstenim. Nga një përllogaritje të shifrave, duket se kemi rrjedhje të votës nga opozita, nëse sjellim në vëmendje 74 mandatet e PS dhe 3 të PSD.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel