Mbeturinat në koshat nëntokësorë/ Fillon vendosja në rrugët e kryeqytetit, mbetjet duhet të hidhen të ndara

06/06/2022 15:47

Kontenierët e rinj nëntokësorë në kryeqytet për hedhjen e mbeturinave, janë pjesë e një teknologjie të re të mbledhjes së mbetjeve e që pritet të ketë impakt pozitiv në uljen e ndotjes në Tiranë.

Fillimisht janë vendosur në disa pika në Tiranë siç është sheshi “Sulejman Pasha” për tu shtrirë më pas edhe në zona të tjera. Krahas kontenoerevë nëntokësorë po vendosen edhe ata mbitokë.

Kontenierët e rinj kërkojnë që para hedhjes, të bëhet një ndarje e diferencuar e mbeturinave.

“Është e vështire nuk mësohet shqiptari që ti ndajë plehrat para se t’i hedhi, do shumë kohë që ta mësojnë”.

Në ditët e para qytetarët po hasin vështirësi në përdorimin e kontenierëve nëntokësorë.

“Nuk di si ta përdor, mbrëmë e pash në lajmë. Nuk e di po do mësojmë”.

Nëpër Tiranë, do të ketë 12 kontejnerë nëntokë në 6 pika të ndryshme dhe 194 kontejnerë mbi tokë. Për mbledhjen e mbeturinave do të përdoren kamionë që shkaktojnë më pak ndotje në atmosferë.

Top Channel