Presidenti Ilir Meta firmosi nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra si shef Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn.

Opozita thotë se veprimi i Metës ishte antikushtetues dhe duhet ankimuar. Sipas juristit Jordan Daci, nuk ka bazë ligjore për të pranuar ankimimin.

“Ai e ushtron këtë detyrë kudo që të jetë. Ashtu mund të jetë, larg qoftë, edhe në rast konflikti. Besoj është transmetuar në rrugë të konfirmuara elektronike, edhe pse Presidenti ishte kujdesur ta regjistronte këtë moment”, thotë Daci në “Top Story”.

Bajram Begaj u zgjedh të shtunën president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe `1 abstenim. Nga një përllogaritje të shifrave, duket se kemi rrjedhje të votës nga opozita, nëse sjellim në vëmendje 74 mandatet e PS dhe 3 të PSD.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel