Dy persona kanë përfunduar në spital ndërsa disa të tjerë janë dëmtuar lehtë nga aksidentet e pazakonta që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në pedonalen “28 Nentori” në Shkodër.

Kjo rruge muzeale, e njohur për gjelbërimin me pemën e blirit, sot në mëngjes u kthye në burim aksidentesh me biçikleta.

Gjatë natës, lulet e blirit, kanë rënë në pedonale dhe gjatë ditës ato e kanë krijuar një shtresë të rrëshqitshme. Kjo ka sjelle rrëzimin e mbi 10 qytetareve me biçiklete, ku dy prej tyre kanë përfunduar me urgjence në spital.

Per pasojë, policia bashkiake si rralle herë në Shkodër, detyroi ndalimin e lëvizjeve me biçikleta për qytetarët.

Top Channel