Gjatë orëve të pasdites disa akse rrugore në Lezhë janë rënduar nga trafiku.

Pushues të shumtë që kanë frekuentuar këtë të diel Shëngjinin duke sjellë që disa akse të bllokohen nga trafiku.

Akset e bllokuara janë Lezhë-Shëngjin , dalja për nga bregdeti i Shëngjinit, dalja nga qyteti i Lezhës deri në autostradën Lezhë-Milot dhe aksi rrugor Lezhë-Shkodër.

Këto akse rrugore mbeten gjithmonë problematike, sidomos gjatë sezonit veror.

Top Channel