Fluksi i madh i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, policia jep detajet për të shmangur trafikun

05/06/2022 17:25
Foto ilustruese

Fluksi i madh i automjeteve që kthehen për në Tiranë ka sjellë një trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se për të shmangur trafikun mund të  përdorin rrugët alternative të cilat janë: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë.

Top Channel