Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në një përrua në Pogradec, lëndohet drejtuesi
Pesë të infektuar me COVID po marrin trajtim në spital, ndërsa vendi ynë prej javësh nuk ka pasur viktima.
Në 24 orët e fundit janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 33 qytetarë në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.
Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 59
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 489
Testime totale 1,831,874
Raste pozitive 276,403
Raste të shëruara 272,605
Raste Aktive 301
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 195
Fier 48
Vlorë 22
Durrës 13
Korçë 6
Gjirokastër 5
Lezhë 3
Elbasan 3
Shkodër 2
Dibër 2
Berat 1
Kukës 1
Top Channel