Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta dhe benzina do të shiten më shtrenjtë
Mirmëngjes nga Stambolli, shkruan presidenti Ilir Meta, në rrjetet sociale, krahas fotos që ka shkrepur sot në Stamboll të Turqisë.
I buzëqeshur dhe me qetësinë që e karakterizon, Meta duket se do ta ndjekë nga larg procesin e votimit për Presidentin e ri, kur në kuvend pritet të depozitohet sot emri i gjeneralit Bajram Begaj, që u propozua nga socialistët një ditë më parë.
Në Turqi, një ditë më parë, presidenti Meta takoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.
“Theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë. E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi”, tha Meta pas takimit.
Në 24 korrik, Meta pritet të dorëzojë detyrën dhe me shumë mundësi, vendin e tij do ta zërë Begaj. Sot në raundin e katërt të procesin për zgjedhjen e Presidentit duhen vetëm 71 vota, që socialistët I kanë, që do të thotë se nga kjo e shtunë, vendi do të njohë kreun e ri të shtetit.
Top Channel