Nga Edi Rama te Pandeli Majko, Orlando Rakipi e Jurgis Çyrbja/ Kush janë 37 deputetët e PS, që mbështetën Bajram Begajn për postin e Presidentit

04/06/2022 12:15

Janë 37 firma deputetësh të PS, nga 20 të nevojshme, që i kanë dhënë mbështetjen kandidaturës së Bajram Begajt për postin e Presidentit të Republikës.

Ndër deputetët firmëtarë janë:  Edi Rama, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefaliaj, Antoneta Dhima, Ilirian Pendavinji, Rrahman Rraja, Niko Peleshi, Dasantila Tahiraj, Tatiana Piro, Pandeli Majko, Petro Koçi, Bardhyl Kollçaku, Luan Duzha, Fadil Nasufi, Ismet Beqiraj, Enslemvera Zake, Hatixhe Konomi, Elisa Spiropali, Ilir Ndraxhi, Klevis Xhoxhi, Eduard Ndreca, Denis Deliu, Klodiana Spahiu, Florenc Spaho, Edona Bilali, Etjen Xhafaj, Pranvera Resulaj, Arben Pëllumbi, Orlando Rakipi, Jurgis Çyrbja, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Eduard Shalsi, Besjon Ajazi

Sakaq Begaj ka dhënë doreheqjen nga funksionet që ka mbajtur deri më tani, atë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për të cilin pritet edhe dekreti i Presidentit aktual per lirimin nga detyra.

Këtu shkresa e deputetëve të PS për kandidatin për President

Top Channel