Dhjetë vjet pasi kënga “Gangnam Style” u bë një fenomen global, reperi koreano-jugor Psy po jeton si mos më mirë, krenar për “trofeun e tij më të madh”, por tashmë edhe i lirë nga presioni i përsëritjes së atij suksesi të paprecedentë.

“Është trofeu më i madh i jetës sime. Dhe tani  kur bëj një shfaqje, është arma ime më e fortë. Unë kisha një varësi të madhe nga kënga çdo herë që e performoja, kështu që ishte një lloj presioni. Por tani kanë kaluar 10 vjet kështu që tani ndihem se jam vërtet i lirë”, tha Psy.

E publikuar në YouTube më 15 korrik 2012, videoklipi i çuditshëm muzikor i këngës u shndërrua në një megahit, me vallëzimin e saj të njohur që prodhoi mijëra imitime më pas.

Ishte videoja e parë në YouTube që arriti një miliard shikime, dhe me të Psy arriti atë që artistët  K-pop para tij nuk mundën njohjen globale.

Në kulmin e popullaritetit të këngës, ai ishte kudo duke ndarë skenën me Madonën, duke performuar përpara Kullës Eiffel dhe madje takoi edhe presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama.

Por suksesi i “Gangnam Style” ishte një thikë me dy tehe, me famën erdhi presioni për të dhënë një tjetër sukses të madh. Psy dikur e përshkroi atë si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA