Një tjetër sulm ndaj uniformave blu të policisë së Shkodrës ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Një sasi lënde plasëse i është vendosur banesës së policit Pëllumb Vukaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para banesës. Në momentin e shpërthimit Vukaj ka qenë në shtëpi së bashku me familjen.

Pista kryesore e hetimit të shpërthimit me tritol është për shkak të detyrës. Në dëshminë e parë të dhënë para kolegëve, Vukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Top Channel