Territori shqiptar do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor, ndërsa nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 34°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndërsa rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore mbeten me vranësira,  rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore dominohet nga vranësira dhe shira të përkohshëm.

 

Top Channel