Ndryshe nga vendimi për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5 në degët që të çojnë drejt mësuesisë si gjuha shqipe, matematika, bio-kimi, Universiteti i Mjekësisë i cili mban edhe vendin e parë për mesataren më të lartë të pranimit me 8.5 në programet e studimit si mjekësia, stomatologjia e farmacia, ka vendosur që të forcojë edhe më tej kriteret e pranimit të maturantëve në Fakultete, për shkak të kërkesës së lartë si dhe notave fiktive të vendosura gjatë gjimnazit nga mësuesit.

“Vitin e ardhshëm shpresojmë të realizojmë që përveç mesatares të bëhet një konkurs, pra një test i informatizuar, sepse këtu vijnë maturantët më të mirë jo më poshtë se 9.7 mesatarja pavarësisht se limiti është mbi 8.5. megjithatë ndodh që 30% e studentëve në vitin e parë bien 3-4 nota ndaj këtu duhet ta meritojnë vendin më të mirët”, tha rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Veronika Cfarku ka qenë një nxënëse me rezultate të shkëlqyera në mësime në kohën e diktaturës. Ajo vijoi studimet e larta për mësuesi në lëndën e matematikës pa vullnetin e saj, por nevojave të sistemit.

“Për mësues dërgonin më të mirët”, u shpreh Veronika.

Sot që ka dalë në pension, na tregon dashurinë për profesionin që i zgjodhën me gjuhën që ajo njeh më mirë, të numrave.

“Profesioni i mësuesit është njëshi! Ai ka në dorë fatet e shoqërisë. Me përkushtim zbulon mjekët e ardhshëm, ekonomistët, madje edhe politikanët. Kurrsesi nuk duhet të bëhen mësues nxënës me mesatare të ulët”, tha ajo.

Por sa vlerësohet puna e një mësuesi?  Veronika e cila ka qenë mësuese që prej vitit 1975 është shpërblyer nga fjalët e mira të ish-nxënësve si dhe disa certifikata mirënjohje, por pasuria e vetme që ka është biblioteka me libra.

“Mësuesi duhet të paguhet më mirë…”, tha Veronika.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA