Një turist nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi pasditen e kësaj të mërkure.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në Dhërmi, ku turisti Z. C., rreth 21 vjeç, i dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Aktualisht, Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel