Ikja e parakohshme e Bujar Nishanit/ Sokol Balla: Kisha lënë një intervistë me të, një figurë e tillë i duhej sot PD-së

31/05/2022 21:55

“Sot Partia Demokratike ka nevojë për një njeri të profilit të Bujar Nishanit”, kështu është shprehur drejtori i informacionit të Top Channel, Sokol Balla, teksa ka kujtuar për publikun 6 nga intervistat me ish-presidentin, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë.

Sonte në “Top Story”, edhe pse e pa mundur të kishte në studio presidentin që la gjumë të thella në politikën shqiptare, Balla tregoi se kishte lënë një intervistë me të.

Me Bujar Nishanin kisha lënë një intervistë. Ajo karrige është bosh. Sot PD ka nevojë një njëri të profilit të rij. Nishani e respektoi me besnikëri agjendën e  maxhoranxës që e zgjodhi dhe në intervistat e tij ishte i sinqertë”, u shpreh ndër  të tjera Sokol Balla.

Në 6 intervista në penelet e Top Story apo Real Story, nën drejtimin e Ballës, ai shprehet se Nishani ishte president i drejtpërdrejt dhe i sinqertë, autonom dhe i pavarur. I bindur se e meritonte një mandat të dytë në krye të shtetit, Balla theksoi se Nishani jepte qëndrime të forta, donte protesta por jo dhunën.

Në një nga intervistat e fundit me Sokol Ballën, Nishani e tha se shqetësimi i tij i vetëm ishte fati i PD. Në fakt, ai ishte i pari që kërkoi edhe largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Shqetësimi im është PD,  ne 2021 PD s’mund të ketë më imazhin e Gjanes, këtë e ka berë Basha. Dualizmi është nje artikulim i pandershëm qe ka ardhur  nga z. Basha për të ushqyer opinionin publik në sensin e paaftesise se tij, për ta dubluar dështimin me ndikimin e Berishës. E kam mbështeur daljen nga parlamenti qe duhej pasuar me dinamike po aq te forte politike. Ka lëvizje qytetare. Nëse kryetari do ulej këmbëkryq ne bulevard unë do isha i dyti qe do ulesha atje. Ne momentin qe ndërmerr një akt te tillë ekstrem, duke i dhënë gjithë pushtetin maxhorances, duhet te kesh kalkuluar ta paralizosh politikisht tjetrin qe mos e përmbysë aktin tënd. Sot PD është me e përçarë se kurrë më parë”, deklaronte më 10 maj të vitit të kaluar Nishani, problem i cili është thelluar më tej me Partinë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA