Pas periudhës së vështirë/ Georgina Rodriguez shkëlqen me daljen e saj në Festivalin e Kanës (Foto)

29/05/2022 16:29

Georgina Rodríguez është rikthyer në tapetin e kuq pas humbjes tragjike të djalit të saj dhe Cristiano Ronaldos. Modelja shkëlqeu me paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, e veshur me një fustan me shkëlqim ngjyrë argjendi.

Veshja dukej më e kompletuar me vathë smeraldi, një byzylyk diamanti dhe taka argjendi të ngjashme. Rodriguez publikoi disa foto në Instagram, teksa kishte pozuar për fotografët në tapetin e kuq.

Ajo postoi gjithashtu momente nga prapaskenat e udhëtimit të saj, duke nisur që nga pamjet teksa bëhej gati brenda në avionin privat.

Rodriguez dhe Ronaldo ishin në pritje të dy binjakëve, ndërsa arriti të mbijetonte vetëm vajza. Kjo ishte dalja e saj e parë publike që pas humbjes së djalit që përjetoi më 18 prill të këtij viti.

Rodriguez dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2017, ata kanë dy vajza Alana Martina, 4 vjeç dhe vajza e porsalindur.  Ylli i futbollit është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 vjeçarë, Eva dhe Mateo .

FOTO GALERI
1/16

Top Channel