Tragjedi në Fushë Arrëz! Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

28/05/2022 20:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Njëra nga vajzat është futur për t’u larë dhe për shkak të rrjetit të amortizuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për ta ndihmuar ka shkuar edhe nëna me motrën, të cilat kanë pasur të njëjtin fat duke ndërruar jetë. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Fqinjët e familjes Kola thanë se ata jetonin në kushte të vështira ekonomike.

“Boll njerëz të urtë”, tha njëra nga fqinjet.

“Familje me halle, të mrekullueshëm, duke jetu me gjak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, ata kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë Arrez më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ça të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz. Do të marrësh borxh e të çosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, tha fqinja.

“Kanë lëndë djemtë e burrin, djemtë janë të vegjël”, tha një tjetër fqinje.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA