Napoli ka nisur merkaton në hyrje, duke siguruar shërbimet e gjeorgjianit Kvaratskhelia dhe uruguaianit Olivera, megjithatë drejtuesit e klubit duhet të bëjnë mirë llogaritë edhe me rinovimet.
Kështu dy nga shtyllat e ekipit, Khalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz, kanë kontratë deri në verën e 2023-shit me klubin napolitan dhe së fundi kanë refuzuar një tjetër ofertë për zgjatjen e saj.
Presidenca e klubit ka bërë oferta joshëse për t’i mbajtur gjatë, por të dy kanë refuzuar dhe tani te Napoli duhet të marrin në konsideratë shitjen e tyre, për të mos i humbur me parametra zero një vit më vonë.
Si Koulibaly, ashtu edhe Fabian Ruiz kanë kërkesa nga shumë klube, kryesisht angleze dhe spanjolle, të cilat janë të gatshme t’u plotësojnë pretendimet financiare./ SUPER SPORT
Top Channel