Ndodhemi tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe ai i Historisë dhe Filologjisë. Për herë të parë, kompani të ndryshme kanë ardhur tek hyrja e këtyre institucioneve të arsimit të lartë, për t’u ofruar studentëve mundësi punësimi, trajnimi apo studimi.

“Studioj në degën e Gjeografisë dhe po mendoj që masterin ta zhvilloj për Hoteleri-Turizëm dhe këto informacione që mora këtu nëpër stenda, m’u dukën shumë interesante, sepse japin sqarime për atë që është në fokusin tim. Jam nga Konispoli dhe studioj në Tiranë. Mendoj të punësohem në fushën e hotelerisë në Sarandë.”

Tek kjo stendë po interesohem për certifikimin e gjuhës së huaj si p.sh. Toefel-I, që më pas të vazhdoj master jashtë vendit. Doja të kualifikohesha që të punoj më pas në vendin tim, nëse edhe ai më ofron mundësi që ne të japim kontributin tonë këtu.

Ne si qendër gjuhësh kemi marrë sot disa cv të studentëve apo profesionistëve të rinj, që të japin kurse në gjuhët që ne ofrojmë.

Është një mundësi shumë e mirë ky panair. Më shumë po kërkoj për një mudësi punësimi jashtë, në Gjermani.

Unë si studente gazetarie mezi po pres të përfshihem në atë botën e gazetarisë, televizionit, dhe të nis praktikën. Momentalisht sunoj të punoj në Shqipëri. Më pëlqen të kontribuoj për vendin tim.

Një guidë turistikë paguhet minimalisht rreth 50 euro në ditë, guidat më të mirëpaguara shkojnë në 100 euro dita.

Jam më shumë e interesuar të punësohem në fushën e përkthimit dhe mundësitë këtu janë të shumta. Ka plot oferta.

Dy fakultetet tona kanë 7000 studentë afërsisht. Pretendojmë që përmes këtij panairi pune të vendosim në kontakt të drejpërdrejtë studentët me kompanitë, agjencitë dhe institucionet.” tha Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

“Kjo është hera e parë që ne vijmë të dy fakultetet bashkë, në një panair të punës. Janë rreth 33 ndërmarrje e institucione dhe biznese që marrin pjesë në të dhe interesi siç shihet është I madh.”- tha Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

 

Top Channel