Ndotja e ujit/ Në Darzezë banorët nuk mund të ujisin as tokat

28/05/2022 12:16

Fermerët në Povelcë e Darzezë, nuk mund të vadisin tokat, madje disa prej tyre i kanë lënë djerrë.

Arsyeja është ndotja e lartë e kolektorit të Levanit ku ata marin ujin për të vaditur. Pasi sipas tyre, uji ka përqindje të lartë të mbetjeve organike, dhe klor që përdoret për pastrimin e stallave. Banorët shprehen se janë biznese që merren me rritjen e derrave shkaktarët kryesorë të kesaj ndotjeje.

Blegtorët thonë se rritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve e bën edhe më toksik ujin që përdoret edhe nga bagëtitë që kullosin përgjatë kolektorit  të Levanit. Edhe peshku është zhdukur.

Shqetësues për banorët është edhe fakti se, uji i ndotur që tërhiqet nga hidrovori i Darzezës, derdhet në det, duke ndotur bregdetin që këto dite po pret dhe plazhistët e parë.

Top Channel