“U lye me gjak…”/ Tragjedia me 19 nxënës të vrarë në Teksas, si i shpëtoi autorit 11-vjeçarja?

27/05/2022 17:26

Brenda tragjedisë së vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësueseve në një shkollë në Teksas nga një i ri i armatosur gjenden edhe disa grimca shprese.

Një vajzë 11-vjeçare pa mësuesen e saj të vrarë nga të shtënat në Teksas dhe mbijetoi duke u shtrirë mbi një nga shoqet e saj të klasës, duke u lyer me gjakun e saj dhe shtirur si e vdekur.

Familja e Miah Cerrillos ka përshkruar kalvarin e tmerrshëm që ka pësuar 11-vjeçarja, e cila mori plumba në trup, ndërsa flokët iu shkatërruan nga të shtënat me armë.

Babai i saj tha për Washington Post se Miah pa mësuesen, Eva Mireles që u qëllua dhe telefoni i ra nga dora. Miguel Cerrillo tha se vajza e tij kapi celularin dhe telefonoi 911.

Në përpjekje për të mbijetuar, ajo u shtri mbi një shoqe klase që ishte qëlluar në mënyrë që të dukej si e vdekur.

“Miah mori pak gjak dhe e vuri mbi veten e saj që të mund të dukej si e vdekur”, tha tezja e saj Blanca Rivera.

Nëna dhe babai i Miah ishin mes prindërve të tmerruar që u mblodhën jashtë shkollës Uvalde, ndërsa personi i armatosur ishte fshehur brenda.

Cerrillo tha se ai pa vajzën e tij me gjak dhe një fëmijë tjetër duke u marrë nga një oficer. Ajo u dërgua në spital me copëza plumbash në qafë dhe në shpinë, por tashmë është mirë.

Miah tha se vajza mbi të cilën ajo ishte shtrirë po merrte frymë në momentet e ngjarjes,  por vdiq para se të arrinte ndihma, tha babai i saj për Washington Post.

Salvador Ramos, 18 vjeç u qëllua për vdekje nga policia pasi bëri kërdinë në shkollë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA