Mbappe tallet pas shpine me Neymarin, PSG s’di si ta heqë qafe brazilianin

27/05/2022 21:40

Rinovimi i kontratës së Kylian Mbappesë mund të kompromentuar të ardhmen e Neymar Jr te PSG-ja. Braziliani, I cili rinovoi një vit më parë deri në vitin 2025, ka pasur një sezon me ulje-ngritje dhe presidenti Al-Khelaifi nuk e konsideron më të paprekshëm. Sipas “L’Équipe”, PSG nuk do ta kundërshtojë largimin brazilianit gjatë verës dhe këtë lëvizje e përkrah edhe Mbappé, që nuk ka më një marrëdhënie kaq të mire me 30-vjeçarin.

Ajo që pengon largimin e Neymarit është paga e tij e lartë. Ai fiton 4 milionë euro bruto çdo muaj dhe është i lumtur në Paris, një qytet që e do dhe që është gjithashtu pranë Barcelonës, një qytet tjetër që e viziton shpesh.

Mes skuadrave që mund ta përballojë pagën e tepruar të Neymarit është Newcastle, por ish-lojtari i Barcelonës nuk është i interesuar të shkojë në një ekip që nuk luan në Champions League.

“Është e vërtetë që dua të qëndroj në PSG. Pastaj, nuk më ka thënë kush se nuk mund të qëndroj. Nga ana ime është e qartë: dua të qëndroj”, shpjegoi Neymar për “OhMyGoal”. Parisit duket se i ka mbetur në derë “ylli” i Seleçaos. Aq shumë sa e paguan, e ka të vështirë ta heqë qafe./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA