Sali Berisha këtë të premte e la politikën dhe u mor me kronikën e zezë. Rrëfimtarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i kërkoi të mos ndalet dhe të flasë për lidhjet e krimit me politikën.
“I bëj thirrje ta bëjë të plotë, ta lërë me guxim sepse ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse.”- tha Berisha.
Kutia e “Pandorës” për Sali Berishën fshihet ne ngjarjet kriminale të Elbasanit, ku sipas tij janë të përfshirë jo vetem zyrtare te majte , por edhe te djathtë.
“Bëj thirrje që të dalin tabulatet e bisedave të Taulant Ballës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimumi, se ato shkojnë direkt te Edi Rama. I bëj thirrje edhe Besjan Xhixhës të rrëfehet plotësisht për lidhjet politike të deputetëve, ministrave dhe mbi ministrat.”-tha Berisha.
Ngjarjet e Elbasanit përplasen dy grupimet ne Partine Demorkatike . Enkelejd Alibeaj akuzoi berishen per mbrojtje te krimineleve.
“ Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.”- tha Alibeaj.
Top Channel