Qindra tifozë holandezë futen në Shqipëri përmes Muriqanit dhe Hanit të Hotit: Do e fitojmë finalen me rezultatin 3-1

25/05/2022 13:10

Mbi 100 tifozë, kryesisht holandezë janë futur në Shqipëri për të ndjekur finalen Roma – Feynoord, përmes pikave te kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.

Pjesa më e madhe e tyre kanë udhëtuar drejt Malit të Zi me avion dhe pastaj me automjete private e autobus kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ne erdhëm me aeroplan në Podgorice dhe tani me autobus drejt Tiranës per të ndjekur finalen të cilën do të fitojmë. Është hera e parë për ne, në Shqipëri. Per ne, është me mire që të luhet diku në Berlin apo Londër por gjithsesi është një vend i bukur për tu vizituar. Rezultati ? 1 me 3 per Feynoordin, do të fitojmë.”

Ne po shkojmë së bashku në Tiranë. Është shume bukur, një vend i bukur për tu vizituar pavarësisht udhëtimit të gjatë që kemi bërë. Ne kemi qëndruar 2 dite në Mal të Zi dhe 1 ditë do të qëndrojmë në Shqipëri. Pak por duhet të kthehemi në shtëpi. 1 me 2 per Feynoord do të përfundojë ndeshja. Përplasjet e tifozëve ? Është pjesë e futbollit. Nuk është diçka e bukur por kjo rrit rivalitetit mes tifozerive.”

Arrita me Aeroplan në Podgorice dhe tani drejt Tiranës. Do të fitojmë,1 me 2 per Feynoordin.  Mendoj se është diçka e mire që finalja po luhet në Shqipëri. Futbolli duhet të përhapet edhe në vendet e vogla dhe duhet te kënaqën të gjithë tifozët. Në fillim nuk mund të vija pasi kisha 2 shfaqje ne Rotterdam por u anuluan prandaj udhëtova vetëm. Nuk kam një biletë për finalen. Thjesht do të jem në Tiranë me tifozët e tjerë duke mbështetur Feynoordin.”.

Top Channel