Pastrimi i bregdetit nga mbetjet angazhon dhe forcat e ushtrisë në këtë fillim sezoni.

Forcat e armatosura kanë përveshur mëngët në aksione civile në mbrojtje të mjedisit nga ndotja dhe brenda një dite kanë mundur të heqin 6.5 tonë mbetje.

Aksioni u zhvillua në një nga zonat më të ndotura në Shqipëri, në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit, në qarkun e Durrësit është zhvilluar sot dita e dytë e aksionit në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Sipas prefekturës së qarkut Durrës, në këtë aksion u angazhuan rreth 52 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 5 mjete.

Të pajisur me mjete pastrimi mi, doreza, thasë mbetjesh, krehra dhe lopata, ushtarakët, gjatë këtij aksioni, mblodhën rreth 620 thasë, kryesisht plastikë, si dhe u hoqën rreth 6.5 ton mbetje.

Top Channel