Top Channel ka siguruar pamje nga darka e planifikuar të mbahet para finales.

President i  UEFA-s, Aleksander Ceferini, Francesko Totti, kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF-së Armando Duka,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi do të darkojnë në sallën “Honorary”.

Në sallën “Honorary” merr pjesë vetëm kategoria më e lartë e UEFA-s, qeveria dhe Federata e Futbollit. Salla praon vetëm 100 veta dhe krerët e institucioneve.

Roma dhe Feyenoord do të përballen nesër në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.

Top Channel