Kourtney Kardashian e ka gjetur lumturinë pranë Travis Barker.
Çifti u martuan të dielën në L’Olivetta, një vilë në pronësi të Dolce & Gabbana në Portofino të Italisë, në praninë e familjes dhe miqve të ngushtë.
“Ishte një fundjavë magjike për të gjithë. Kourtney nuk ndaloi së buzëqeshuri“, thotë një burim pranë çiftit për People.
“Ajo donte të ishte e rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë. Nuk mund të kërkonte për një martesë më të përsosur. Travis e trajton atë si një mbretëreshë. Kourtneyn e quan veten zonja Barker”, shton burimi.
Për ditën e tyre të veçantë, nusja veshi një mini-fustan të bardhë me korse dhe vello të gjatë, ndërsa dhëndri mbante veshur një kostum të zi elegant. Veshjet ishin nga Dolce & Gabbana.
Më vonë, të ftuarit shijuan darkën dhe kërcyen deri në orët e para të mëngjesit në Villa San Bartolomeo.
Top Channel