Berisha: Rama dhe “peng Basha” politizuan AMA-n!/ I kthehet Spiropali: Je i lumtur që munde PD, ndjesë pastë pushteti juaj

23/05/2022 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë politizuar Autoritetin e Mediave Audiovizive. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se qeveria po shtyp gjithmonë e më shumë fjalën e lirë të mediave dhe gazetarëve.   

Si përgjigje, Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali tha se koha kur digjeshin redaksitë dhe plagoseshin gazetarët në protesta ka mbaruar. Spiropali akuzoi Berishën, si dezinformues dhe tha se po përdorin paratë e krimit për të ndotur mjedisin mediatik. Ajo ironizoi edhe fitoren e djeshme të Berishës ndaj Ibsen Elezit, duke thënë se ai mundi PD-në dhe të tijët.

Debati në parlament:

Sali Berisha: Edi Rama dhe peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kur ndonjëherë nuk ka pasur shkallë ekstreme politizimi, me gjithë kërkesën insistimet e mediave, e ndërkombëtarëve që ky institucion të jetë i balancuar, më i pavarur dhe i paanshëm. Do ndalem në gjendjen e dramatike për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri. Narkoshteti është shteti shtypës i individë, të drejtave dhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske ndaj gazetarëve. Janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri, njëri quhet Edi Rama, i cili përveç sjelljes së dhunshme verbaleve, sulmeve të gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë. Dënon të gjitha portalet që nuk i nënshtrohet atij dhe ushtron presion mbi pronarë të mediave, kur linjat e tyre editorial nuk përputhen me qeverinë. Me fjalorin e tij, ai është bërë i famshëm dhe në Europë me ndëshkimin që u bën gazetareve me pyetjet që nuk i pëlqejnë. Kur gjyshja i thoshte mos u zgërdhi, ai i thotë gazetarit kështu më ka thënë gjyshja. Njeri me kulturë mizerabël, pasuria e tij bazohet në thirrmat e kinostudios Shqipëria e Re dhe në librin e Nastradinit. Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj që përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit. Të dy këta vijnë nga George Soros. Kemi të bëjmë me një situatë dramatike. Denoncoj shkeljet e rënda dhe i bëj thirrje gazetarëve për një aleancë të re, të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhënë duart këtij regjimi.

Spiropali: Doktor, mendon se je zgjedhur dje në krye të PD, në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado t’i biesh, nuk të nxjerr askund. Ke marrë me vetë ata që të ndjekin dhe i ke mbyllur çdo shteg PD. Ti për veten tënde, ti je i gatshëm të djegësh jo partinë për Shqipërinë. Kur del e flet ti për lirinë e medias, përmed Edi Ramën si shkelës së medias. Ka ikur koha kur gazetarët plagoseshin në protestë, qëkur Berisha iku si kryeministër. TV iu viheshin shiritat, kjo ka kaluar me perëndimin tënd dhe me ikjen nga pushteti. Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias, janë pjesë e dëmkës tëndes. Është e habitshme si mund të flitet për një politizim të AMËS, ku kryetarja ka 10 vite pa shkelur në selinë e PS. Nënkryetaren e sollët ju si propozim, Ju keni bëme shumë të rënda në raport në media. S’dua të flas për Krasniqin se puna e saj flet vet, kj punë këtu që ngrihet një njeri i damkosur. Me një entuziazëm, mundi partinë e tij, a mund të gëzohet një njeri që ka mundur partinën e tij. A doli Luli dhe tha beteja të reja na presin. Për të fituar beteja në një parti që ka 31 vjet që sundohet prej teje. Mir që na ke lënë, por këta që janë gjallë pse të ndjekin nga pas. Ku ka sot kundërshtar më të mirë për ty se ne. Ku ta gjejmë tji kemi ju përballë por nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë dhe katandisje. Ju jeni fabrika më e madhe e lajmeve të rreme këtë ven, përdorni kërbaçin, gjakun që keni derdhur për të financuar portale e gazeta. Sipas një raporti të BE për lirinë e medias, problem më i madh këtu është dezinformimi për shkakun tuaj.Ndjesë pastë pushteti juaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA