Porti i ri i mallrave/ Prezantohet ideja e projektit që lidh Durrësin me Prishtinën

21/05/2022 09:00

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

Projekti për portin e ri të Durrësit, që pritet të transformojë e të zhvillojë më tej qytetin bregdetar duke krijuar lidhjet me të gjithë rajonin.

“Mirë se erdhët. Mezi po prisja t’iu takoja. Kam dëgjuar shumë gjëra të mëdha sidomos për punët tuaja, kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës tuaj”.

Projektuesit holandezë në një takim me kryeministrin Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune, premtojnë që porti ofron mundësi të shumta e punimet do të nisin së shpejti për të shpalosur vizionin e ri për këtë vepër që sot e treguan përmes një video… efekt

Holandezi: Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element I një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”.

Rama: Qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e vërtetë, ndoste, nuk kishte kapacitete për tu zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër.

Ecuria e projektit, sipas grupit të punës është premtuese , ndërsa për kryeministrin Rama projekte të tilla që ndryshojnë infrastrukturën e vjetër në një port modern e shumë funksional janë thelbi i vizionit për Shqipërinë 2030.

Top Channel