Ministri i Drejtësisë njoftoi se pranoi kërkesën e SPAK për të mbyllur në regjiimin e ashpër 41 biss edhe tre të burgosur të tjerë që dyshohet se vazhdonin të mbanin kontakte me anëtarë të grupit jashtë qelive.

Vlonjati Viktor Ymeri, nën akuzë për vrasje dhe Eldi e Klement Çala nën akuzë për grabitje me dhunë do t’u ndërpritet komunikimi me të burgosurit e tjerë, dhe pas firmës së Manjës  i nënshtrohen rregullave të forta  të superburgosjes me afat një vit.  Pavarësisht se pritet që edhe ata të reagojnë duke e kundërshtuar regjimin e ashpër përmes padive , mundësitë që ata të fitojnë janë të papërfillshme.

Dy vëllezërit nga Elbasani Klemend dhe Eldi Çala u arrestuan menjëherë pasi vendi u karantinua gjatë gjendjes së pandemisë se kovidit. Ata fshiheshin në zonën e Durrësit dhe kërkoheshin prej kohësh si të implikuar në vjedhjen brenda Rinasit të 4.6 milionë eurove, një grabitje ku u vra shtetasi Admir Murataj. Kurse Viktor Ymeri i njohur ndryshe si Viktor Bajraktaraj u arrestua dhjetorin e 2020 , jo shumë kohe pasi kishte lënë qelinë nga një i burgosur i përjetshëm qe iu konvertua burgosja në 25 vite heqje lirie e më pas u lirua me kusht.

Të tre banorët më të rinj të 41 bissit kopjuar nga modeli italian qe izoloi për herë të parë bosët e Cosa Nostrës , i shtohen listës së disa të burgosurve nën këtë regjim ku dhe drita e diellit është e limituar.

Emiliano Shullazi që shpesh ka dorëzuar padi po bën vitin e dytë në këto qeli.  Ndërkohë që veç 44 vjeçarit gjendet në 41 biss  edhe Arbjon Aliko i dënuar për ngjarjet në Lazarat,  Redjan Rraja i dyshuar në atentatin ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe u vra Andi Maloku. Arbër Çekaj  i dënuari i 613 kilogramëve kokainë i cili tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin e bandës së bababgjyshëve që të arratisej dhe Aleksandër Llanaj mbahen po ashtu të izoluar nga të tjerët, pa telefon, pa takime dhe nën survejim të pandërprerë.

Top Channel