Koreja e Veriut po përballet me një hov të Covid të 19, që duekt i destinuar të përhapet me shpejtësi në mesin e popullatës së pavaksinuar të saj, e cila po kështu nuk ka qasje të efektshme ndaj ilaceve anti-virale, ndërsa është pllakosur nga ana tjetër edhe prej një kequshqyerje kronike.
Udhëheqja e saj deri më tani ka refuzuar mbështetjen e jashtme mjekësore. Lidershipi koreano-verior e ka refuzuar deri më tani mbështetjen mjekësore nga jashtë.
Ajo cfarë mediat shtetërore rekomandojnë për trajtimin e sëmundjes, janë disa metoda tradicionale. Për personat që nuk janë të sëmurë rëndë, gazeta e partisë në pushtet Rodong Simnun, thotë se duhet të përdorin çajin me xhenxhefil, një pije me gjethe shelgu, dhe të bëjnë cdo mëngjes dhe darkë gargarë me ujë me kripë. Sistemi i rrënuar shëndetësor vendas ka mungesë të ndjeshme pajisjesh dhe furnizimi me medikamentet thelbësore. Pavarësisht faktit megjithatë që vendi rrezikon një katastrofë njerëzore pas shpërthimit të koronavirusit, Peniani nuk e pranon asistencën ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja Jugore janë ofruar të ndihmojnë në betejën ndaj sëmundjes, por kanë mbetur pa përgjigje. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është “thellësisht e shqetësuar” për rrezikun e një përhapjeje të ndjeshme të Covid 19 në vend, njoftoi se Koreja Veriore nuk i është përgjigjur kërkesës që ajo i drejtoi për informacione shtesë në lidhje me shpërthimin e virusit.
Top Channel