Presidenti i Nikaraguas refuzon ‘Samitin e Amerikave’ të mbajtur nga SHBA (fotot)

19/05/2022 20:11

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega tha sot se nuk është i interesuar të marrë pjesë në takimin diplomatik Samiti i Amerikave, që mbahet në qershor në Los Angeles.

Disa nga liderët e vendeve latine kanë njoftuar se do të marrin pjesë vetëm nëse janë përfaqësues të të gjitha vendeve pa përjashtime.

Edhe Ortega tha sot në një event në kryeqytetin Managua se kërkon ndalim të diskriminimit të SHBA ndaj Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas.

Uashingtoni ende nuk ka bërë ftesat zyrtare për samitin por ka thënë vetëm se kushti për pjesëmarrjen është “respekti për demokracinë”.

Përfaqësuesi i SHBA për kontinentin, Brian Nichols, ka thënë më herët se Kuba, Nikaragua e Venezuela “nuk respektojnë” Kushtetutën Demoraktike Inter-Amerikane të vitit 2001.

Pas presidentit të Meksikës, edhe ai i Bolivisë, Luis Arce, njoftoi se kushtëzonte pjesëmarrjen e tij me përfaqësimin e të gjitha vendeve në samitin e 6-10 qershorit në Los Angeles.

FOTO GALERI
2/3
Ortega tha sot në një event në kryeqytetin Managua se kërkon ndalim të diskriminimit të SHBA ndaj Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas.

Top Channel