U shkarkua nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë pas vetëm 5 ditësh, Katie Zakaria lavdëron Trump: Nder të punoja me të
Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega tha sot se nuk është i interesuar të marrë pjesë në takimin diplomatik Samiti i Amerikave, që mbahet në qershor në Los Angeles.
Disa nga liderët e vendeve latine kanë njoftuar se do të marrin pjesë vetëm nëse janë përfaqësues të të gjitha vendeve pa përjashtime.
Edhe Ortega tha sot në një event në kryeqytetin Managua se kërkon ndalim të diskriminimit të SHBA ndaj Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas.
Uashingtoni ende nuk ka bërë ftesat zyrtare për samitin por ka thënë vetëm se kushti për pjesëmarrjen është “respekti për demokracinë”.
Përfaqësuesi i SHBA për kontinentin, Brian Nichols, ka thënë më herët se Kuba, Nikaragua e Venezuela “nuk respektojnë” Kushtetutën Demoraktike Inter-Amerikane të vitit 2001.
Pas presidentit të Meksikës, edhe ai i Bolivisë, Luis Arce, njoftoi se kushtëzonte pjesëmarrjen e tij me përfaqësimin e të gjitha vendeve në samitin e 6-10 qershorit në Los Angeles.
Top Channel