“Fëmijët poshtë rrotave”, mësuesja e shokuar- si rrëshqiti makina mbi kopshtin në Itali!

19/05/2022 12:11

“Nuk do ta harroj kurrë atë që pashë. Fëmijët kishin mbetur nën rrotat e makinës”: një prej edukatoreve të tragjedisë që tronditi një ditë më parë qytetin Italian të Aquilas, rrëfeu tmerrin e përjetuar kur një mjet tip Passat rrëshqiti e ra në oborrin e një kopshti, ku po luanin disa të mitur.

Një vogëlush 4-vjeçar, Tommaso D’Agostino humbi jetën, ndërsa pesë fëmijë të tjerë u plagosën.

Njëri prej tyre është në gjendje kritike. Makina ishte parkuar në dishezë, dhe brenda saj mësohet të ketë qenë një fëmijë i moshësh 8 apo 10 vjec, të cilin e ëma e kishte vetëm për pak momente sepse kishte shkuar të merrte fëmijën tjetër.

Hipoteza e parë ishte se pikërisht i mituri në automjet mund të lëvizur aksidentalisht frenën e dorës, duke bërë që makina të rrëshqiste në gjendje të lirë. Megjithatë verifikimet vazhdojnë, dhe gruaja së cilës i përkiste mjeti po hetohet për shkaktimin e një aksidenti me pasojë vdekjen.Fëmijët e goditur nga makina ishin të moshave nga 3 deri në 5 vjec.

“Kur mbërritëm këtu, u përballëm me pamje që ngjasonin me librat e Dantes; njerëz që qanin, fëmijë të tmerruar, njërin po e merrnin me barrelë, ambulanca, polici, sirena: thamë se na la zemra, një skenë e frikshme, gati surreale”, rrëfeu mes lotësh për mediat vendase babai i njërit prej 40 vogëlushëve të kopshtit në fjalë, i cili shtoi se fatmirësisht, të bijën e kishte gjetur shëndoshë e mirë. Njëra nga mësueset tha se prioritet tani ka kujdesi për fëmijët që ishin dëshmitarë të skenës së rëndë, në mënyrë që të mos mbeten të traumatizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA