Edhe pse mjekët po përpiqen me të gjitha mënyrat për të bindur qytetarët, interesi i tyre për tu vaksinuar pothuajse ka rënë në zero. Në harkun kohor prej dy javësh në një qendër shëndetësore janë vaksinuar vetëm 18 persona.

Deri më tani me të tre dozat janë vaksinuar vetëm 12.4% e popullatës mbi 16 vjeç .Ndërkohë para dy javësh u mor vendimi për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës .

Popullata e vaksinuar

me një  dozë  60.8% e  popullsisë

me dy doza 55.9 % e popullsisë

me tre doza 12.4 % e popullsisë

Mjekët  e familjes janë nën presion pasi deri në muajin shtator duhet të kenë vaksinuar 60% të popullatës me tre doza.

Top Channel