Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedanin, e cila u bë e famshme pas videove që postonte në “Tik Tok”.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

Gjyqtarja pranoi shkeljen disiplinore pasi “pushtoi” rrjetin me videot e saj dhe shprehu pendesë për veprimet brenda institucionit të gjykatës, ndërkohë ILD vendosi ta pezullojë atë nga detyra për 6 muaj, deri në vedimin e KPK që u dha sot, pas shtyrjes nga 9 maji.

Top Channel