A është flirti tradhëti? Ema Andrea: Flirtimi të ushqen të bën të ndihesh mirë, nëse nuk fyen njeri nuk ka problem

18/05/2022 21:44

Tema e diskutimit në “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme është “flirtimi” dhe nëse mund të quhet tradhti një flirt. E ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë temë është aktorja Ema Andrea, e cila një flirtim të thjeshtë nuk e sheh si gjë të madhe por në momentin që flirti shkon më tej atëherë është problematike.

Moderatorja Dalina Buzi mbështet mendimin e Ema Andreas dhe është dakord që një flirt i vogël nuk i bën keq askujt por nga ana tjetër Armina Mevlani është kundër kësaj gjëje duke argumentuar se vetëm një person i paplotësuar mund të flirtojë.

Armina Mevlani: Një njeri flirton kur nuk është i plotësuar në marrëdhënien e tij ose kur nuk ka vëmendje të mjaftueshme.

Ema Andrea: Flirti të ushqen të bën të ndihesh më mirë. Në momentin që ty të bën mirë dhe nuk fyen askënd nuk ka problem. Ti thuash të dua atëherë po.  Njeriu flirton edhe me erën. Ku bëhet histori është diçka tjetër pastaj.

Dalina Buzi: Njeriu ka tre jetë, intimen, familjaren dhe publike. Ti je në avion dhe ke dikë afër që të qesh dhe të bën një kompliment dhe në një moment ti ke një tërheqje, ka kimi mbaron udhëtimi dhe në momentin që ti i thua mirupafshim është çdo gjë në rregull, nëse i thua kur do të takohemi atëherë është histori.

 

Top Channel