Presidenti Meta: Unë një kusht kam, Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum!

17/05/2022 12:31

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë një konference për mediat tha se Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum.

Ai përmendi se ndryshimet në Kushtetutë sollën që vendi ynë të ketë këtë parlament.

“Kam qenë jam dhe do të mbetem në shërbim të popullit, duhet të japim llogari atyre që na, çdo marrëveshje që kam pasur në të kaluarën ka respektuar dhe në shërbim të integrimit të BE. Ishte krimi i asaj force që garantoi rotacionin, që mbajti peng lidershipin e PS atëherë, siç mbahet edhe sot për shkak të kapjes së pushtetit. Gjithçka është bërë dhe bëhet në këtë funksion. Integrimi nga 25 prilli do të jetë prioritet, por në radhë të parë do të jetë sovraniteti, sepse kemi cenuar sovranitetin. Të gjitha ata që do të punojnë për sovranitetin e popullit dhe vendit në kuadër të plotësimit që kemi në NATO un do të bashkëpunoj në mënyrë të sinqertë. Unë një kusht kam, kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum, ajo kushtetutë na solli në këtë parlament. Si mund të ngrenë kartonin duke qeshur duke mos pranuar një rezolutë që e kanë kërkuar një grup deputetësh?!”, tha Meta.

Top Channel