Berisha: Nuk njoh asgjë para interesit kombëtar! Rama është anti-shqiptar, s’kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja

13/05/2022 17:39

Ditën e sotme ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ndodhet në takime me demokratët e Elbasanit, në fushatë për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ata që nuk e duan Shqipërinë ekzistojnë fatkeqësisht në vendin tonë, duke nënkuptuar këtu Ramën, lidhur me ngjarjen e djeshme në Kuvend.

Berisha u shpreh se vendi duhet të ketë opozitë, sepse vetëm opozita e vërtetë fiton dhe se ai vetë nuk njeh asgjë para inetersit të popullit shqiptar.

Berisha: Interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar. Në këtë kontekst mendoj se ai yll polar ne ndriçoi rrugën për të transformuar vendin e për ta bërë krejt tjetër dhe në këtë udhëtim drita e tij ka njohur zbehje të mëdha. Jemi një komb pa kushërinj, por nuk jemi vetëm ne ka edhe kombe të tjera. Çdokush ka këndërshtarë dhe të dashurit e vet. Dje lexova në parlament një nga eklaboratet për dështimin tonë e për ngritjen e kombit serb. Mirë albanofobët, ata ekzistojë për çdo komb por ne shqiptarët kemi një fatkeqësi, kemi një sintonizim, një bashkërendim pas asnjë marrëveshje as të fshehtë as të hapur. Nr kemi një qeveri që mban fjalime çdo ditë dhe unë i dëgjoj, ata flasin për veten e tyre jo për qytetarë. I dëgjoja dje zonjat e PS-së, flisnin sikur gruaja shqiptare ishte më e lumtura por ajo është më hallemadhja sepse përcjell fëmijët në emigracion, robëtohet për çdo gjë. Propaganda është lustër dhe kjo vjen sepse mungon dashuria për qytetarin. Unë dhashë një shembull port ë tillë mund të rreshtoj me qindra.

Unë si qytetar a duhet të shes votën apo jo sepse jemi në një rrokullisje të vërtetë. Nëse vëmë interesin kombëtar dhe shoqëror para ne kurrë nuk duhet at bëjmë atë.Kur ka ardhur puna për një interes shqiptarët kanë sakrifikuar edhe jetën. Është koha të sakrifikojmë diçka për kombin. Sot e kisha fare të lehtë të flas kundër Edi Ramës por ajo që duhet të mendojë se cila është rruga për ta ndryshuar. Vendi duhet të ketë opozitë, sepse vetëm opozita e vërtetë fiton. Këtu arritëm por na duhet stacion tjetër të fitojmë çdo mendje e çdo zemër, nuk blejmë vota e nuk bëjmë presione, ne ofrojmë vetëm respekt dhe dashuri prandaj jam këtu që të vazhdojmë këtë betejë sepse nuk ka interes më të mirë se ai kombëtar dhe nuk mund ta braktisim në funksion të albanofobëve. Shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Berishës, dhe forca ime ishte dashuria për këtë vend dhe këtë fond. Fëmijët e mij më të keqen kanë turpërimin dhe nënshtrimin dhe atë nuk e pranoj kurrë.  Unë nuk njoh asgjë para interesit kombëtar. Sorosi dhe Rama janë anti-shqiptarë. S’kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mundet të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që ka varrosur 8 mijë djem dhe burra.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA