25 milionë tonë drithëra të bllokuara në Ukrainë/ Ministrat e Jashtëm të G7 diskutojnë sot sigurinë ushqimore

13/05/2022 09:27

Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen në Gjermani sot për të diskutuar mbi sigurinë ushqimore.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë i grurit dhe vajit të lulediellit. Por eksportimet janë bërë të vështira, pas sulmeve ruse dhe pranisë së ushtrisë në Detin e Zi.

Vendet në zhvillim, të cilat janë të varura nga prodhimet ukrainase  po përballen me mungesa dhe rritje të çmimeve si pasojë e kësaj.

Takimi i G7 do të përfshijë përfaqësues nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Italia, Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë do të jenë gjithashtu atje, mes shqetësimeve se lufta mund të përhapet edhe në Moldavi.

Vendet e G7 pritet të përpiqen të qetësojnë Moldavinë, e cila po përpiqet të përballet me numrin e refugjatëve që vijnë nga Ukraina, si dhe me incidentin që përfshin separatistët pro-rusë në rajonin separatist të Transnistria.

“Aktualisht janë 25 milionë tonë drithë të bllokuara në portin ukrainas të Odesa-s, që do të thotë ushqim për miliona njerëz në botë që nevojitet urgjentisht, mbi të gjitha në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë një sinjal të qartë sot: ne ju shohim, ju dëgjojmë dhe ju mbështesim”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Samiti disa ditor i G7 përfundon të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA