Goditen me thikë dy shqiptarë në Itali dhe lihen në mes të rrugës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (Emrat)
12/05/2022 09:10
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane për dy shqiptarë, të cilët janë gjetur të plagosur më thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara.
Bëhet fjalë për Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç të cilët janë goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Ata u gjetën në rrugë nga një kalimtar dhe u dërguan në spital, ku po marrin mjekimin. Njëri prej tyre, Balani është në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.
Do të jetë dëshmia e tyre që do të zbardhë shkaqet e plagosjes.
Top Channel