‘Mister Universe’ lufton për jetën pas hedhjes së mistershme nga dritarja (fotot)

10/05/2022 15:53

Ish-kampioni i bodybuilding ‘Mr Universe’ Calum von Moger është duke luftuar për jetën në spital pasi sipas raportimeve është hedhur nga dritarja.

Sportisti dhe aktori australian 31 vjeçar është hedhur papritur nga dritarja e katit të dytë javës që shkoi, raportojnë burimet.

Moger njihet më shumë për rolin e tij të Arnold Schwarzenegger në filmin e vitit 2018 ‘Bigger’.

Rrjeti Generation Iron, shkruan se Moger është plagosur në shtyllën kurrizore pas rënies më 6 maj dhe ka kaluar një operacion të vështirë.

Kolegu i tij bodybuilder Nick Trigilli tha se tre herë fituesi i ‘Mr Universe’ gjendet ende në spital në gjendje kome të stimuluar.

Trigilli, i cili ka një kanal të njohur në  YouTube, BodyBuilding & BS, thotë në video: “Calum po kalon një kohë të vështirë … Shpresoj që kjo të jetë pika e kthesës dhe ai të rifitojë jetën e tij.”

Të tjera raportime thonë se Moger sapo ishte përzënë nga shtëpia e familjes së tij në Australi.

Në një postim emocional në rrjetet sociale javën e shkuar ai shkruante: “Të gjithë kanë të kaluarën e tyre, të gjithë kemi pasur kohë të vështira, e pranoj se ka prishur disa herë”.

“Por arritjet pozitive në jetën time janë shumë më tepër sesa gabimet që kam bërë gjatë rrugës”.

Fansat dërgonin mesazhe të shumta mbështetjeje për bodybuilder-in: “Po lutem për ty. Lutuni të gjithë për këtë njeri”, apelonte një përdorues.

Bodybuilder-i Jason Poston shkruante: “Lutem për ty or djalë i fuqishëm … ti e di që nuk bëj shaka.”

FOTO GALERI
1/5
Ish-kampioni i bodybuilding ‘Mr Universe’ Calum von Moger është duke luftuar për jetën në spital pasi sipas raportimeve është hedhur nga dritarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA