Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha dhe këngëtari latin Maluma janë shfaqur krah njëri-tjetrit, pasi kanë marrë pjesë në “Formula Uno”.

Shumë artistë të njohur kanë ndjekur nga afër këtë garë e cila është mbajtur në Miami, ndërsa ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fotografia e Bebe Rexhës me yllin latin.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare publikon foto me Malumën, pasi ajo është takuar dhe herë të tjera me të.

Emri i Malumës u bë akoma më i njohur për shqiptarët, pasi më 14 mars ai mbajti një koncert madhështor në Tiranë.

Shumë fansa ndoqën nga afër koncertin e tij të parë në Shqipëri, ndërsa të pakta ishin vajzat të cilat e takuan nga afër.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel