Sheshi “Skënderbej” është mbushur mëngjesin e sotëm nga mijëra besimtarë myslimanë, ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fiter Bajramit në Tiranë.

Falja e namazit të Fiter Bajramit u bë në orën 06:20 ndërsa ceremonia filloi më herët.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

FOTO GALERI
4/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA