Dha dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Ministri i Drejtësisë pranon vendimin e Adriatik Kupit

12/10/2026 12:56

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka pranuar mesditën e sotme dorëheqjen e Adriatik Kupit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Në njoftim, ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Kupin për përkushtimin gjatë drejtimit të sistemit penitenciar në muajt e fundit.

“Pranova sot dorëheqjen e z. Adriatik Kupi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Falënderoj z. Kupi për përkushtimin me të cilin drejtoi sistemin penitenciar gjatë këtyre muajve, teksa objektivi ynë është forcimi i sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të funksionojë normalisht, ndërsa procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen sipas ligjit.

Puna vazhdon për një sistem penitenciar të sigurt, ku çdo person trajtohet me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të tij”, tha ai.

Top Channel